Një 24-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Portin Detar Durrës. Në pranga ka rënë Berald Islami,  24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar i janë gjetur 6 pako të mbështjella me natriban, me peshë rreth 2 kg e 200 gr  lëndë narkotike e dyshuar  e llojit Heroinë

https://youtu.be/mUCN4gUFwS0

Në bazë të dyshimeve se 24-vjeçari dispononte lëndë narkotike, gjatë kontrollit fizik nga policia, ai ka tentuar të largohet duke vrapuar, por është neutralizuar menjëherë nga Shërbimet e Policisë Kufitare të ndihmuara edhe nga Forcat e Sigurisë Portuale.

 

Në vijim i është ushtruar kontroll i imtësishëm ku në trup iu gjet droga, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./tvklan.al