“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” është titulli me të cilin Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekoroi gazetën “Rilindja Demokratike”.

Vlerësimi vjen në 26 vjetorin e themelimit dhe botimit të numrit të saj të parë, si një zë i lirë dhe i pavarur në shtypin e shkruar.

Në motivacionin e tij, kreu i shtetit, Bujar Nishani, vlerëson kontributin e “Rilindjes Demokratike”, si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipërinë post-komuniste, duke përhapur vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe demokracisë.

Tv Klan