Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Në një postim në Facebook, Presidenti Thaçi njohjes e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare garanton akoma më shumë unitetin qytetar në Maqedoni dhe është hap i rëndësishëm për zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”.

“Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore. Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë”,

shkruan në Facebook Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

/tvklan.al