Kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se parku i fëmijëve të Liqeni do të ndërtohet, ashtu si një vit më parë pavarësisht kundërshtimeve, u ndërtua edhe Qendra Rinore e Tiranës.

Gjatë një aktiviteti për 1 vjetorin e kësaj qendre, Veliaj tha se e njëjta forcë që kundërshtonte në atë kohë, proteston sërish për punët publike të Bashkisë.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisi tha se pas Korçës dhe Vlorës, edhe 4 qyteteve të tjera do të keni një qendër të tillë rinore.

Duke përdorur batutat Ministri Klosi i kërkoi Kryebashkiakut, Erion Veliaj që ta rishikojë një gjobë prej 40 milionë lekë e vendosur para një viti nga Lulzim Basha, kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Tv Klan