Prokuroria për Krime të Rënda i ka kërkuar gjykatës sekuestrimin e pasurisë 1,1 miliardë lekë të deputetit Alfred Peza.

Sipas prokurorisë, ai nuk e justifikon këtë pasuri. Brenda 5 ditësh gjykata duhet të vendosë nëse do të miratojë apo rrezojë këtë kërkesë të prokurorisë.

Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Krimeve të Rënda me këtë kërkesë në mënyrë që Peza apo familjarët e tij të mos tjetërsojnë këtë pasuri deri në përfundim të hetimeve. Sekuestrimi i pasurisë së deputetit Alfred Peza, nëse gjykata do ta miratojë, do të kryhet në bazë të ligjit anti-mafia.

Deputeti i ka sqaruar disa herë publikisht akuzat për pasurinë e tij, duke mohuar që të këtë fshehur atë apo të ketë përfituar në mënyrë të paligjshme./ABC News