PoliziaNjë punëdhënës në Itali, Gianluca Siferi, ka qëlluar për vdekje dy shqiptarë nga Kosova.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fermano.

Mediat italiane bëjnë të ditur se viktimat janë Valdet Avdyli, 26-vjeç dhe Nexhmedin Mustafa, 38-vjeç.

Autori i ngjarjes ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, por dy të rinjtë nuk arritën të mbijetonin.

Sipas Siferit, dy të rinjtë e kishin ndaluar në rrugë dhe kishin nisur të debatonin për çështje parash, por situata kishte dalë nga kontrolli duke arritur deri në përdorimin e armës.

Autori i ngjarjes tashmë ndodhet në pranga.

tvklan.al