Socialistët hedhin dyshime që edhe protestën 3 mujore e Partisë Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara zgjedhjeve të 2017, të jetë mbështetur financiarisht nga burime të huaja.

“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në Pranverë lidhen 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump”.

Edhe këtë fillimjave shumica i kërkon Lulzim Bashës të dëshmojë përpara organit të akuzës për kontratat e lobimit që Partia Demokratike ka nënshkruar me kompani që e lidhin atë me njerëz afër Kremlinit. Të njëjtën gjë bëri sërish kryeministri përmes një postim ku ironizonte qëndrimin e mbajtura nga Lulzim Basha për këtë çështje në emisionin Opinion.

Në këtë mbledhja jashtë kamerave është folur dhe për qëndrimin e grupit socialist në seancën e të enjtes ku nga opozita është kërkuar një mocion me debate me kryeministri për skemën ekonomike.

Tv Klan