Socialistët kanë reaguar përmes një deklarate për mitingun elektoral të demokratëve në Dibër.

Sipas selisë rozë, takimi i zhvilluar sot në të njëjtën sallë ku të mërkurën socialistët prezantuan zytarisht kandidatin e tyre, është një mundësi për të bërë dallimin e madh mes 2 mitingjeve.

Partia Socialiste thotë se takimi i saj ishte dinjitoz, ndërsa ai i demokratëve u dominua nga ulërimat.

Në reagim thuhet se Basha shau dhe shpifi kur ngriti në qiell një kandidat të ardhur me telekomandë nga Tirana, pasi ka vënë në zotërim gjatë këtyre viteve 5 apartamente.

Tv Klan