putin-erdogan

Vijon situata e tensionuar mes Rusisë dhe Turqisë. Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur një dekret për hartimin e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Turqisë. Disa prej këtyre masave parashikojnë ndalimin e importit të mallrave turq, si edhe ndrydhjen e aktiviteteve të organizatave turke në Rusi.

Gjithashtu, që prej Janarit 2016, bizneset ruse do ta kenë të ndaluar të punësojnë shtetas turq. Një goditje të rëndë pritet të pësojë edhe turizmi. Në këtë dekret Putin urdhëron agjencitë turistike të ulin ndjeshëm shitjen e paketave turistike me destinacion Turqinë. Një lëvizje me kosto të mëdha kjo për Ankaranë, pasi është Rusia një prej vendeve me prurje më të mëdha turistike ne vend. Ndër të tjera Rusia ka rikthyer regjimin e vizave për shtetasit turq.

Nga ana tjetër presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan u shpreh i trishtuar për incidentin ajror që ndodhi të martën në kufirin sirian. Erdoan tha se do të kishte preferuar që kjo të mos kishte ndodhur. “Shpresoj që të tilla ngjarje nuk do të ndodhin më”, deklaroi presidenti turk. Presidenti Erdoan shprehu gjithashtu dëshirën për të takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, të hënën në Paris, në kuadër të konferencës ndërkombëtare për ndryshimet klimatike.

Tv Klan