Të shtënat e një arme kallashnikovi kanë përhapur panik në një lokal në në vendin e quajtur “Sahati” në qytetin e Vlorës. Një 31-vjeçar me motoçikletë është afruar pranë lokalit dhe më pas ka hyrë brenda.

Besmir Gj. ka nxjerrë kallashnikovin për të qëlluar në drejtim të një tavoline ku ndodheshin disa persona. Aty kanë ndërhyrë klientët e lokalit dhe autori ka arritur të qëllojë vetëm një herë, por pa lënduar njeri.

Në lokal ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar personin e armatosur, si dhe ka sekuestruar armën e tij. Nuk ka ende informacione se cili ishte shënjestra e autorit.

Njofitmi i policisë:

Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.

Nga e shtëna nuk ka të lenduar.

Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.

/tvklan.al