Psikologia: Prindërit duhet të kontrollojnë se çfarë shikojnë fëmijët

Sipas studimeve më të fundit në vendin tonë, një fëmijë qëndron mesatarisht online mbi 3 orë në ditë. Kompjuteri  dhe laptop-i kanë dal jashtë mode pasi mjeti më i përdorur është smartphone. Madje 77% e tyre e përdorin çdo ditë telefonin  dhe kanë akses të internetit sa herë që dështojnë. Por sipas psikologes, Entela Binjaku kjo liri online është e rrezikshme, për shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Fëmijët kur përballen me disa gjëra të papërshtatshme në internet mund të shfaqin disa sinjale, madje edhe frikë. Shpesh herë prindërit nuk arrin t’i kontrollojnë fëmijët e tyre, sepse të miturit kanë më shumë aftësi teknologjike se sa prindërit. Rrezik për të miturit është edhe kontakti me të panjohurit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Klan News