GREECE-POLITICS-ECONOMYEnergji elektrike falas, transport publik falas, tollona ushqimorë dhe ndihmë për të paguar qeratë.

Këto janë disa prej propozimeve të qeverisë greke në paketën më të re të ndihmave sociale ndaj të varfërve, që do të diskutohet ditët në vijim në parlament.

Paketa kap vlerën e 200 milionë eurove dhe ka për qëllim të ndihmojë, që tejkalojnë limitin e varfërisë. Prioritet sipas radikalëve të majtë të Cipras janë familjet me fëmijë dhe të papunët. Sipas statistikave të vitit 2013, në këtë kategori bën pjesë 35.7% e popullsisë greke.

Projektligji publikohet vetëm pak ditë pasi pala greke arriti me vështirësi një marrëveshje me kredidhënësit ndërkombëtarë për të shtyrë me 4 muaj afatin e përfundimit të paketës aktuale të ndihmës financiare. Programet financiare europiane parashikohet të përkrahin këtë nismë të qeverisë së Athinës.

Greqia pritet të marrë edhe këstin e fundin prej 7.2 miliardë eurosh, të paketës 240 miliardëshe nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në këmbim të aplikimit të reformave shtesë. Por vende si Portugalia, Irlanda e Spanja, të përfshira nga një krizë e përafërt si ajo e Greqisë, kundërshtojnë ashpër këtë mënyrë trajtimi, sipas tyre preferencial ndaj Athinës.

Tv Klan