Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Në një dekaratë për mediat nga Kryeministria, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri me dije se ushtarakët dhe trupa e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, do të shpërblehen për punën e tyre që bënë për përballimin e situatës së përmbytjeve. 

Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim;

298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)

1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)

1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)

Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:

Për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Fier, 60 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Durrës, 30 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë  Tirane, 30 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Vlore, 70 punonjës dhe,

për drejtorinë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force, 70 punonjës.

Po kështu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se 20 mijë Lekë të vjetra do të marrin pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Shuma totale e akorduar për këtë kategori është 2.2 miliardë lekë, theksoi ministrja Manastirliu. 

/tvklan.al