CaniPa kaluar tre muaj nga ndryshimet që qeveria bëri në buxhetin e vitit 2014, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani thotë se mund të ketë të tjera korigjime.

Ndonëse vendimi përfundimtar pritet të merret ditët në vijim, rishikimi i buxhetit sipas Ministrit Cani diktohet nga mosrealizimi i investimeve publike, sidomos ato me financim të brendshëm, që gjatë 11- muajve janë realizuar vetëm në masën 57% të planit vjetor.

Referuar buxhetit të shtetit investimet publike kapin vlerën e 66 miliardë lekëve, nga të cilat 36.1 me financim të brendshëm.

Këtë deklaratë kreu i Financave e bëri pas konferencës “Ekonomia dhe biznesi ndërkombëtar”, ku ftoi ekonomistë e ekspertë të finacave të bashkëpunojnë me dikasterin që ai drejton, për të gjetur zgjidhje lidhur me sfidat me të cilat përballet sot ekonomia shqiptare.

Tv Klan