Një skenë jo e zakontë ka qenë ajo përpara kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë të shumtë kishin dalë për të mbështetur deputetin Saimir Tahiri.

Brohorimat dhe ndërhyrjet e qytetarëve e bënë të vështirë punën e gazetarëve, që kërkonin të bënin pyetje për çfarë kishte ndodhur brenda në mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Por kjo qe gati e pamundur, pasi jo vetëm që qytetarët ndërhynin, por ata kërkonin që gazetarët të mos bënin pyetje, sipas tyre, provokuese.

Në videon mund të dëgjohen teksa u thonë gazetarëve: “

Lëre të flasë, moj torollake”, apo “mos e provoko”,

e

“hiqi ato pyetje, mbylle”.

“Ne jemi këtu sepse është i pafajshëm”…/tvklan.al

 

https://youtu.be/pEOV6ula0jQ