Legalizimet-KorceNga Korça ku shpërndau disa çertifikata pronësie kryeministri Edi Rama ripërsëriti synimin e qeverisë për t’i pajisur të gjithë qytetarët e zonave informale me “titullin e pronësisë” brenda mandatit të parë katërvjeçar.

Teksa shpjegoi për të pranishmit skemën e rishikuar të procesit të legalizimit, duke permendur kryerjen e dokumentacionit falas dhe të tjera lehtësi që do të përshpejtojnë procesin, kreu i qeverisë theksoi se hapi i dytë do të jetë integrimi i plotë i këtyre zonave me qytetet përreth të cilave janë ndërtuar.

Kryeministri theksoi, se procesi i legalizimeve do të jetë transparent dhe i shpejtë. Sipas tij personat që kanë ndërtuar në tokën e vet nuk do të paguajnë për legalizimin e banesës së tyre, ndërsa ata që kanë ndërtuar në një pjesë toke të shtetit do të duhet të kontribuojnë që me fondin e mbledhur nga këto kontribute të mund të shlyhen detyrimet ndaj ish-pronarëve.

Redaksia/TvKlan