Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Gramoz Ruçin si kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama uroi kreun e ri të Parlamentit dhe deklaroi se Ruçi do t’i rikthejë Kuvendit disiplinën.

Por, me emërimin e Ruçit në krye të Kuvendit, mbetet bosh posti i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në këtë detyrë të rëndësishme partiake, Rama propozoi Taulant Ballën si kryetar të grupit parlamentar të socialistëve, i cili deri tani ishte zv.kryetar. /

tvklan.al