Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi dhënien e një leje legalizimi një biznesi në Kamëz, për të dhënë mesazhin për të mos ndërtuar më pa leje. Dhënia e certifikatës së legalizimit,  tha kryeministri Rama, jo vetëm i jep fund një situate paligjshmërie, por nga një ndërtesë pa leje e kthen në kapital

 

“Kjo fabrikë këtu është goxha e veçantë, thashë me vete, o Zot si erdhi puna, Benetton prodhon në Shqipëri në ndërtim pa leje. Edhe me leje, edhe pa leje nuk ka. Nga ky moment je në rregull deri atje, vetëm mos shko më andej. Nga ky moment që ti e regjistron të gjithë kapitalin që ti ke harxhuar këtu të kthehet në kapital i gjallë. Kështu, t’i mund të vësh koletaral, mund të vazhdosh të bësh investime, por të tjerat mund t’i bësh me leje të gjitha

”.

Përveç rëndësisë së punësimit dhe trajtimit financiar të punonjësve, kryeministri i kërkoi biznesit që të ndihmonte punonjësit edhe në aspektin social.

Tv Klan