Një nga këshillat që Edi Rama si kryeministër dhe artist ndau me ministrat e kulturës së vendeve të Ballkanit, ishte gjetja e rrugës së investimeve, që kultivojnë një peizazh të bukur urbanistik. Dhe si shembull për miqtë nga rajoni ai solli transformimin urban që po pësojnë qytetet shqiptare.

Për kryeministrin kjo sjellje ndaj të bukurës po rrit qasjen e qytetarëve ndaj ligjit dhe detyrimeve fiskale. Edhe për këtë Edi Rama kishte një shembull të përfituar nga eksperienca si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

I ulur pranë Ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, Rama i sugjeroi një kurs të ri investimesh nga Bashkimi Evropian.

Në mbyllje të konferencës ministrat e kulturës së Ballkanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, ku një nga pikat më të rëndësishme ishte lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore në Evropën Juglindore.

/ TV KLAN