Në të parën herë që kryeministri komenton çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Ranës së Hedhun që vuri nën pranga dhe kryebashkiakun e Lezhës, deklaron se në këtë aferë janë të përfshirë dhe njerëz nga sistemi i drejtësisë.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar si pjese e fushatës së llogaridhënies në qarkun e Lezhës, Rama thotë se është i vetmi kryeministër që ka pranuar publikisht falje për gabimet në qeverisje dhe këtu sjell shembullin e tarifimit në Rrugën e Kombit, që prekte më së shumti banorët e Kukësit.

Diferencën me paraardhësit Rama e bën dhe tek projektet në infrastrukturë.

Të pakënaqur me pastrimin e administratës nga përfaqësuesit e tepsisë, premtim i fushatës socialiste, Rama ju thotë të jenë të duruar dhe të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit.

Tv Klan