Forcat shqiptare Komando në Afganistan, misioni i të cilëve përfundon pas një muaj kanë zhvilluar një komunikim përmes një video  konference  me kryeministrin Edi Rama duke marrë shkas dhe nga vizita që Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhakça është duke zhvilluar aty.

Kryeministri i ka vlerësuar si krenaria e vendit, vlerësim që ai thotë se ka marrë dhe nga të gjithë partnerët ndërkombëtar.

Rama premton se qeveria e tij do të bëjë më shumë për forcat e armatosura.

Tv Klan