I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama, pas kapjes së 4 prej autorëve të dy grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama e konsideroi zbardhjen e shpejtë e të grabitjes së bankës një sukses shembullor.

“Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë! Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës sukses shembullor”

, shkruajti Rama.

Këtë të martë, Policia e Shtetit vuri në pranga katër autorët e grabitjes së 3 Dhjetorit 2015 dhe 9 Shkurtit 2017, ku u grabitën me armë vlera të mëdha monetare të bankave. Të dyja ngjarjet ndodhën në aksin Tiranë – Rinas.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy prej autorëve ë tjerë./tvklan.al