Skuadra e Zinedine Zidane barazoi 2 – 2 në fushën e Las Palmas, e cila ka një ka një nisje befasuese këtë sezon.

Real Madrid edhe pse kaloi dy herë në avantazh, u barazua nga vendasit.

Cristiano Ronaldo nuk shënoi edhe në këtë takim, duke u zëvendësuar gjatë pjesës së dytë.

Barcelona fitoi thellë edhe pa Lionel Messin, i cili është i dëmtuar. Skuadra katalanase mundi 5 – 0 Sporting Gijon, ku Neymar shënoi 2 gola.

Diferenca mes dy rivalëve për titullin është vetëm 1 pikë me Real Madrid që mban kreun e renditjes.

El Clasico i parë do të luhet më 4 dhjetor në javën e 14-të të La Liga./TV KLAN