Qeveria e mbledhur në Lezhë ka marrë disa vendime të rëndësishme që prekin këtë qark, dhe një prej tyre është dhe projekti i ndërhyrjes në aksin kombëtar nga Miloti në Balldren, pjesë e programit të qeverisë 1 miliard për rindërtim.

 

“Kryesor është projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren dhe me tunelin që mundëson kalimin më në fund nga ai xhepi falso atje te shkëmbi për të shkuar drejt Shkodrës, në një epokë të re të transportit në vendin tonë”.

Dy rrugë të tjera ku është parashikuar të ndërhyhet me buxhetin e shtetit janë dhe segmenti që lidh dy zonat turistike të Shëngjinit dhe Velipojës si dhe rruga e Torovicës. Banorët e këtij fshati e pritën kryeministrin me protesta, dhe përveç lajmit të mirë Rama ka edhe një koment.

“I përshëndes ata që se bënë rrugën kur dhe stimulojnë protestat”.

https://www.youtube.com//embed/4FuNesyBV9E

Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë në mbledhjen e qeverisë ishte për të subvencionuar lidhjen e kontratave dhe vendosjen e matësave të ujit të pijshëm për familjen në nevojë, një hap që ndërmerret përpara nisjes së aksionit anti-informalitet në këtë sektor.

I pytur nga gazetarët lidhur me premtimin e bërë në fushatë për largimet e drejtuesve lokalë që i përkasin ish-aleatëve të LSI-së, Rama thotë se është një proces që ka nisur, por jo si spastrim emrash.

Pakënaqësitë e kryebashkiakut demokrat të Lezhës lidhur me financimin e projekteve për këtë qytet, kryeministri i përgjigjet: “Qeveria ka 220 projekte në qarkun Lezhë”.

Mbledhja në Lezhë u zgjodh edhe për shkak të përkimit me 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar. Kryeministri vizitoi dhe memorialin e ngritur në varrin e Skënderbeut në Lezhë dhe premtoi restaurim të plotë të tij, edhe në kuadër të vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, siç është shpallur nga qeveria viti 2018.

Tv Klan