Grupi i punës i dedikuar për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të hënë për herë të tretë ku miratuan planin për vijueshmërinë e punës së tij.

Palët i kanë dhënë edhe më herët disa sinjale se ku do të jetë fokusi gjatë këtyre diskutimeve. PD i është rikthyer marrëveshjes së 5 Qershorit 2020 kur u arrit teksa ishte jashtë parlamentit. PD dhe përfaqësuesi i saj, Oerd Bylykbashi ka kërkuar rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

Do të jenë në fokus edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR ku në fakt është kërkuar një angazhim nga ana e tyre për ekspertizë specifike. Diskutim do të ketë edhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, ku PD ka kërkuar depolitizim të gjithë administratës zgjedhore.

Një tjetër çështje për diskutim është edhe ajo për herësit. Palët duhet të bien dakord, edhe pse deri tani nuk janë bërë diskutime pasi formula që ka qenë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

PD ka pasur në fokus edhe krimet zgjedhore dhe kërkon të merren masa në kod dhe të ketë ndërhyrje para zgjedhjeve.

Për më shumë shkarko kalendarin e punës së grupit të dialogut…