Prej disa ditësh para Galerisë Kombëtare të Arteve po merr formë “Reja”, vepra e arkitektit të njohur japonez, Sou Fujimoto. Për artistin, Ardian Isufi dhe arkitektin, Artan Raça, vendndodhja e zhvesh intalacionin nga ngacmimet artistike.

Për Isufin dhe Raçën këto kilometra tub metalik të prera në qindra seksione bëjnë kurban, edhe pse përkohësisht, një hapësirë të gjelbër.

instalacioni

Nëse arti bashkëkohor e ka një rregull të qartë, ai është të qenit në simbiozë fabula me vendin ku rrëfehet.

Ky instalacion, në pronësi të fondacionit “Luma”, vjen në Tiranë pasi u ekspozua në parkun e Galerisë Serpentine në Londër.

“Reja” do të jetë gati në Verë. Huamarresi është Bashkia Tiranë, që ende nuk ka përcaktuar kohën e qëndrimit, apo aktivitet që do të marrin jetë aty.

Tv Klan