Në tregun e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është zhvlerësuar sërish, duke u këmbyer në nivelin më të ulët të 10 viteve. Arben Malaj, profesor i Ekonomisë thotë se rënia e ditëve të fundit nuk lidhet më shumë me faktorë fondamentalë, si import – eksportet dhe investimet e huaja, sesa me lëvizjet financiare në tregun e brendshëm të kompanive që operojnë në Shqipëri.

Për ekonomistin Malaj është e rëndësishme që askush të mos veprojë në panik, e ndërsa nëse do të ketë një stabilizim të mëtejshëm të kursit të këmbimit, ai sqaron se kjo është më e vështira për t’u matur.

Leku vijoi edhe gjatë të shtunës të dilte mbi të gjitha monedhat e tjera duke thelluar rënien edhe të Dollarit edhe të Paund-it britanik. Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare, dy valutat kryesore, Euro dhe Dollari vijojnë të qëndrojnë stabël.

Tv Klan