Richard GereMashkulli më seksi i Hollywood-it, Richard Gere është parë në rrugët e New Yorkut si një njeri i pastrehë, duke kërkuar lëmoshë. Të jetë katandisur deri në këtë gradë protagonisti i filmave “American Gigolo” apo “Pretty Woman”?

Jo, gjithçka ka qenë pjesë e rolit për filmin “Përtej rregullave” të Oren Moverman, një film me buxhet të ulët.

Për ta realizuar sa më mirë këtë rol, Richardit i është dashur që për tre javë të endet nëpër New York si një i pastrehë dhe të kërkojë lëmoshën e kalimtarëve.

Por ajo çka e bën interesante këtë episod, është se askush nga kalimtarët që ndalonin për ta ndihmuar të pastrehin nuk e ka zbuluar se prapa atyre rrobave fshihej i famshmi Richard Gere.

M.S