RiriRihanna ka surprizuar fansat e saj një ditë më parë, kur zgjodhi të publikonte këngën e fundit.

Ajo e bëri lajmin të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

26- vjeçarja është komentuar mjaft mirë nga publiku për këngën e saj edhe sepse ajo ka bashkëpunuar me rreperin e famshëm Kanye West dhe legjendën e “The Beatles”, Paul McCartney.

Kënga mban titullin “Four Five Seconds” dhe mund të dëgjohet në iTunes.

tvklan.al