rizoto me kerpudhaPërbërësit për 4 persona:

3 filxhan çaji oriz basmati

1 filxhan e gjysmë ujë

2 kuti pana

1 kavanoz kërpudha të konservuara

2 kokrra vezë

Pak gjalpë

Erëza dhe kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Në fillim, zjejmë orizin me ujin për 10 minuta, në zjarr të ngadaltë. Shtoni aty kërpudhat pasi i keni kulluar nga uji që kishin në kavanoz dhe vazhdoni përzjerjen.

Ndërkohë shtoni panat dhe trazojeni ngadalë. Rrihni vezët në një enë dhe shtojani edhe ato rizotos, hidhni pak gjalpë dhe vazhdoni përzjerjen.

Lërini sapo orizi ta thithë pothuajse të gjithë ujin dhe më pas hiqeni nga pllaka e sobës.

Lereni mënjanë të mbuluar me plastmas kuzhine për rreth 15 minuta.

tvklan.al