Disa studime të publikuara kohët e fundit kanë treguar se përdorimi i robotëve në kirurgji nuk redukton efektet anësore ose të përmirësojë shëndetin e pacientit krahasuar me operacionet e kryera nga vetë kirurgu. Gjithashtu, kirurgjia robotike zgjat më shumë dhe është më e shtrenjtë.

Për 15 vjet robotët janë përdorur në disa qendra duke zëvendësuar duart e kirurgut me krahët e një makinerie. Lloji më i përdorur është roboti

Da Vinci

dhe është i përbërë nga katër krahë robotikë që drejtohen nga një kirurg i ulur në një qendër kontrolli.

Roboti është përdorur për herë të parë në Shtator të vitit 2000. Që atëherë është përdorur për operacione në prostatë, veshkë dhe fshikëz.

Disa ekspertë mendojnë se kirurgjia robotike është më e saktë, nuk të lejon të bësh gabime njerëzore, çon në rikuperim më të shpejtë të pacientit dhe redukton dhimbjen.

Por, studimet e publikuara në gazetën mjekësore JAMA sugjerojnë që kjo mund të jetë e gabuar.

/tvklan.al