Roma ka dalë fituese e duelit Italian në Europa League duke eleminuar Milanin. Pasi kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë në Milano, verdhekuqtë triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1.

Skuadra e De Rosit i preu kuqezinjve shpresat për kualifikim që në fillim të ndeshjes me golat e Mançinit në minutën e 12-të dhe të Dibala në minutën e 22-të. Edhe pse Roma mbeti me 10-të lojtarë që në minutën e 32-të pasi Çelik mori karton të kuq, Milani nuk kishte qartësinë e duhur për të përmbysur rezultatin. Goli i Gabias në minutën e 85-të mbëriti shumë vonë.

Edhe Liverpuli i Jurgen Klop nuk do të vijojë më tej në këtë kompeticion. Anglezët nuk mundën dot të bënin mrekullinë në Bergamo, pasi ishin mundur nga Atalanta 0-3 në shtëpi në ndeshjen e parë. Goli i shpejtë nga Salah me 11-metërsh krijoi iluzione se përmbysja mund të realizohej, por skuadra e italiane, që pati për 90 minuta në formacion edhe mbrojtësin tonë Berat Gjimshiti, nuk gaboi më.

Bajer Leverkusen pas fitimit të Bundesligës po vijon marshimin edhe në Europë. Skuadra gjermane barazoi 1-1 në Londër me Uest Ham, duke siguruar kualifikimin pasi kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë.

Klan News