garcia-sinisa-1452268166-800

Ndeshja Roma – Milan mund të ishte një ndeshje për kreun, por në fakt shikohet si mundësia e fundit për trajnerët, Rudi Garcia dhe Sinisa Mihajlovic. Ekipi kryeqytetas do të presë kundërshtarët nga Milano sot në orën 20:45 në stadiumin “Olimpico” për sfidën e javës së 19, e fundit për fazën e parë.

Të dy ekipet po kalojnë një periudhë të vështirë dhe fitorja është i vetmi objektiv. Roma po i largohet kreut, Milan zonës Europiane. Të dy trajnerët e ndjenë presionin e një shkarkimi, pasi Garcia mund të zëvendësohet nga Spalletti, ndërsa Mhajloviç nga Brocchi si zgjidhje e brendshme, apo me emra të mëdhenj si Lippi e Capello.

Të dy janë të vetëdijshëm për një largim të mundshëm dhe këtë e kanë treguar edhe në daljet e fundit për mediat. Ndeshja e fundit mes këtyre skuadra përfundoi me fitoren 2 – 1 të Milan, ndërsa në “Olimpico” është mbyllur pa gola.

Tv Klan