RomaRoma synon titullin kampion këtë sezon, pasi iu afrua shumë kampionatin e kaluar.

Trajneri Rudi Garcia e ka bërë këtë deklaratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ekipi ndodhet për të marrë pjesë në një turne miqësor.

Rudi Garcia (Trajner i Roma): Duhet të jemi gati për fillimin e kampionatit, ky është objektivi kryeor këtë vit. Pastaj të shohim çdo të ndodhë në Champions League, pasi duhet të presim shortin ku mund të përballemi me ekipe të fortë edhe pse futbolli i sotëm nuk njeh më ekipe të vegjël.

Roma është përforcuar shumë gjatë meraktos së verës që ende nuk është mbyllur.

Mes blerjeve të reja spikat sulmuesi Juan Itrube i ardhur nga Verona.

Në turneun miqësor që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada përveç Roma marrin pjesë edhe Milan, Inter, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Olympiacos.

Ky aktivitet nis të premten me sfidën Olympiacos – Milan.

Tv Klan