Goli i Odise Roshit ndaj Rubin Kazan u vlerësua si më i bukuri i javës së 11 në kampionatin rus. Mesfushori befasoi të gjithë me goditjen e tij fluturimthi në hyrje të zonës duke bërë për vete edhe gazetën më të madhe sportive në Rusi “Sport Express”.

Ky ishte edhe goli i parë për mesfushorin e Kombëtares me fanellën e Terek Grozny. Një vlerësim edhe për Bekim Balajn, i cili u përfshi në formacionin e javës së 11. Sulmuesi shqiptar ishte shënuesi i golit të parë për Terek Grozny në fitoren 3 – 1 me Rubin Kazan.

Në vlerësimin e bërë gazeta ruse “Sport Express” i jep notën 6,5, duke përmendur faktin që ai nuk u dorëzua edhe pas golit, pasi u shfaq i rrezikshëm në zonën kundërshtare./ TV KLAN