rozana sabriuRozana Radi e njohur për publikun e gjerë si aktore dhe këngëtare rrëfen eksperiencën e saj në Klan si kërcimtare. Natën e parë të superspektaklit “Dance with me” ajo së bashku me partnerin Sabri Fejzullahu u vlerësuan si çifti më i mirë.

Sipas këngëtares Radi, çmimi i parë sigurisht që është motivues dhe të bën të ndihesh mirë. Aktualisht Rozana i është përkushtuar krejtësisht spektaklit, duke lënë në pauzë çdo angazhim tjetër artistik.

 Rozana ju ishit çifti që morët trofeun në natën e parë të spekaklit “Dance with me” dhe një shprehje thotë fillimi i mbarë gjysma e punës. Si u ndjetë?

Mua në jetën time nuk më kanë dhënë ansjëherë një çmim të parë, flas për muzikën dhe tetarin, përveç teksteve ku kam marrë çmime të para. U ndjeva mira, sepse çmimi i parë të motivon, për të dhënë më të mirën e mundshme. Të gjitha çiftet performuan shumë mirë, por një diferencë e vogël pikësh nga juria bën që të ishim ne çifti i rënditur në vend të parë.

Ku e ndjen më mirë veten, në çfarë zhanri?

Tek muzika popullore, muzika jonë tradicionale…bëj shaka. Ne kemi avancuar shumë me Albin, pasi kemi provuar të kërcejmë zhanre të ndryshme si tango, cha-cha, por momentalisht nuk e përcaktoj dot ekzaktëisisht. Është ende herët për të thënë se cili do të jetë “kali i triumfit” në këto kërcime.

Kishit emocione gjatë performancës së parë si kërcimtare?

Artsiti po nuk pati emocion vdes. Unë e kam emocionin e mirë dhe të kkontrollueshëm në skenë.

Përshtateni me Fejzullahun në kërcim dhe si ndjeheni që keni përkrah një partner si ai?

Një ditë teksa do shkoja të merrja Sabriun në hotelin që e ka vendosur Tv Klan i thashë Sabriut që shiko sa e çuditshme është jeta, pasi kur kam qenë e vogël e shihja ne tv dhe e adhuroja, ndërsa sot Sabriun e marr nga hoteli me makinë për të bërë prova që të kërcej me të. Tani si mund të ndihesh me idkë që e ke pasur idhull dhe sot të kërcesh me të?! Ështe emocion i madh.

Gjatë kërcimit ndodhi ndonjë incident që e kuptuat vetëm ju?

Jo nuk ndodhi asgjë e tillë, sepse menjëherë do na e kishte vënë në pah koreografi, Albi Nako. Megjithatë kjo nuk mund të thotë që incidente të tilla nuk ndodhin, aq më tepër kur je në tarnsmetim live. Këto janë gjëra të zakonshme, por e mira e të mirave është që të mësosh nga gabimet për të arritur drejt perfeksionit.

Rozana momentalisht jeni përkushtuar vetëm te “Dance with me”, apo po mendoni edhe për diçka tjetër në aspketin muzikor?

Unë kur dua të bëj në punë i përkushtohem asaj pune 24 në 24 orë, duke respktuar oraret që na ka vendosur Tv Klan për të qenë sa më korrekte në këtë angazhim, por thjeshtë nuk jam shkëputur nga tekstet, ama derisa të jem në këtë spektakël do më shihni vetëm në “Dance with me” Tv Klan.

Vilma Kerçiku