Elbasan – Një mjek në Urgjencën e spitalit të Elbasanit është dhunuar nga një 32-vjeçar. 

Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë Andrea Vogli, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku roje në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të Elbasanit.

Mësohet se Vogli ka goditur për shkak të detyrës mjekun me inicialet A.H 39 vjeç, banues në Elbasan./tvklan.al