I gjithë strumbullari artistik i Agim Sulaj janë rrënjët, prejardhja. Piktori i dhjetëra ekspozitave në galeritë më në zë të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sjell pak nga krijimtaria e tij në Tiranë. Mikpritësja nuk është Galeria Kombëtare e Arteve, që në fondin e saj zotëron vetëm një pikturë të artistit, i vlerësuar me dhjetëra çmime të rëndësishme ndërkombëtare, por një ambient privat.

E vetmja që prish rendin e pikturave që himnizojnë moshën e pafajësisë, është kjo pikture satirike.

Për të qëndruar te aktualiteti, dhe si një artist që me veprat e tij i flet mbrojtjes së mjedisit, ligji për importin e mbetjeve e shqetëson.

E fundit punë për të cilën Agim Sulaj u vlerësua me çmimin e parë nga “Derwent Art Prize” një nga konkurset më të mëdha të vizatimit, është “Refugjati”. Në duar ka një karikaturë për Donald Trump, me të cilën do të prezantohet në “Ranan Lurie Award”, një konkurs nën çadrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për karikaturën që shpreh më mirë principet dhe shpirtin e saj.

Tv Klan