Një person është rrëzuar nga skela, teksa ka qenë duke punuar. Ngjarja ka ndodhur  në lagjen nr 10 në Korçë,  ku 52-vjeçari me inicialet N.G, ka qenë duke punuar tek “Kompleksi Sportiv” dhe aksidnetalisht ka rënë nga skela, duke marrë dëmtime në trup.

52- vjeçari u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al