austria_655x438

Policia hungareze arrestoi shoferin e kamionit frigoriferik që u zbulua në autostradën në Austri me trupat e pajetë të 71 emigrantëve, mes të cilëve edhe një vajzë 1 vjeëare.

Më herët, policia austriake tha se pronari i kamionit ishte një shtetas bullgar, me origjinë libaneze. Veç tij, përfunduan në pranga dy bullgarë dhe dhe një afgan. Hetuesit morën në pyetje 20 persona dhe ka ushtruar kontroll në banesat e tyre. Shefi i policisë së provincës së Burgenlandit, Hans Peter Doskozil tha se “ndoshta bëhet fjalë për një trafik bullgaro-hungarez të qenieve njerëzore”.

Sipas tij, përdorimi i një kamioni të tillë me frigorifer ishte diçka e pazakontë për trafikantët. “Në hetimet e para zbuluam se nuk kishte ventilim brenda kamionit, çfarë shkaktoi edhe asfiksimin e 71 personave, 59 burrave, 8 grave dhe 4 fëmijëve, të cilët kishin ndërruar jetë rreth dy ditë më parë”. Shefi i policisë së provincës së Burgenlandit tha se “dokumentet e udhëtimit që u zbuluan në kamionin frigoriferik sygjerojnë që emigrantët vijnë nga Siria”.

Kamioni, me targa hungareze është nisur nga Budapesti të mërkurën dhe u parkua në autostradën mes Neusiedl dhe Parndorf, 24 orë përpara se policia të zbulojë trupat e pajetë.

Çdo ditë, emigrantët vazhdojnë të humbin jetën në përpjekje për të arritur Europën përmes Detit Mesdhe. Të paktën 200 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së dy barkave, larg brigjeve të Libisë. Në një intervistë ekskluzive për Euronews, që do të shfaqet e plotë në orën 21:45, ministri i Brendshëm gjerman, Tomas de Maiziere foli për ngritjen e një kampi të madh refugjatësh në Turqi, ku do të kryhet shqyrtimi i kërkesave për azil.

Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times” akuzon Bashkimin Europian se nuk arriti të përcaktojë një sistem të mirë të kuotave për shpërndarjen e emigrantëve dhe sse ka bërë shumë pak për të ndihmuar Italinë dhe Greqinë.

Tv Klan