karburantÇmimi i naftës në Shqipëri është rritur me më shumë se 10 lekë që nga janari.

Aktualisht një litër naftë në vend tregtohet 177 deri 179 lekë për litër. Ndërsa në janar një litër naftë tregtohej me 165 deri në 170 lekë për litër.

Sipas grosistëve ky ndryshim është pasojë e rritjes së çmimit në bursën ndërkombëtare.

Në tregjet ndërkombëtare çmimi mesatar i naftës së papërpunuar luhatet aktualisht mes 62 dhe 63 dollarëve.

Në fillim të prillit një fuçi naftë shitej me 55 dollarë.

Pritet që çmimi i naftës do të rritet dhe çka do të reflektojë edhe në tregun shqiptar. Importuesit parashikojnë se një litër naftë do të shitet me 185 lekë deri në fund të këtij viti.

Tv Klan