sallate me pule dhe pasta

Përbërësit:

2 copa mish të bardhë pule

1 qepë e vogël

Kripë ose vegetë

200 ml ujë

50 ml majonezë

150 gram djathë

3 lugë susam

Majdanoz

300 gram pasta të ziera

4 – 5 kokrra pomodorini

Përgatitja:

Në fillim grini qepët imët dhe sëbashku me mishin e bardhë të ndarë në copa ta vogla hidhini në një tenxhere me ujë e vaj dhe lërini të zjejnë në zjarr të ngadaltë derisa uji të avullojë. Zjeni gjithashtu edhe pastat.

Njëkohësisht fërgoni në tigan susamin, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe lëreni të ftohet.

Pasi keni mbaruar këtë proçedurë, në një enë nxirrni mishin e bardhë, të kulluar nga qepa dhe vaji dhe aty shtoni majonezën, djathin e thërrmuar, susamin, majdanozin, pomodorinit e ndarë në dy pjesë dhe përzjeini mirë me njëra – tjetrën.

Kur ta shërbeni mund të shtoni edhe lëng limoni.

tvklan.al