policia e sarandesNjë ish-i dënuar për drogë u qëllua me sqepar në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas policisë  43-vjeçari i plagosur Artur Goro është konfliktuar me Marko Alimanin për arsye ende të paqarta.

I dëmtuari u dërgua me urgjencë në Tiranë kurse autori u arrestua.

Goro, ishte arrestuar në mars të 2013, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe akuzohej nga policia si një nga drejtuesit e një prej dy grupeve kryesore të trafikut të drogës nga Lazarati drejt Greqise dhe Italisë.

Ndaj tij gjykata kishte caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

 

TV KLAN