41 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia në një aksion të zhvilluar në Përmet.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se Njazi Çaushi merrej me trafikun e drogës. Për këtë arsye është ushtruar kontroll në banesë dhe mjetin e tij.

Pikërisht në furgonin në pronësi të 56-vjeçarit është gjetur sasia e lendës narkotike.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda narkotike do të shitej në Tiranë.

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër u kapën 6 kilogramë kanabis, e cila do të trafikoj në Greqi. Droga u gjet ne automjetin e Klajdi Këlliçit, i cili u arrestua. Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako e futur në sediljet dhe dyshemenë e mjetit.

/Tv Klan