Ndonëse i përjashtuar nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për deputet, për zgjedhjet e 25 Qershorit, Eduard Selami shprehet pro saj. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se është koha për fushatë e jo analiza.

“Koha për fushatë jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”.

Pak kohë më parë, Selami u shpreh kritik ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një intervistë, ai tha se mospjesmarrja e PD në zgjedhje do të ishte një gabim i rëndë historik, jo vetëm për këtë forcë politike, por dhe për vendin./tvklan.al