Rebecca Hempsell i nënshtruar 24 operacioneve për të rregulluar nyjet e zhvendosura, për shkak të një çrregullimin genetik, tepër të rrallë.

40 – vjeçarja nga Plymouth vuan nga një sëmundje që prek indet lidhëse të lëkurës, kockave, enëve të gjakut dhe organeve të tjera.

Nëna e dy fëmijëve, përveç 24 ndërhyrjeve për të sjellë në vend nyjet, duhet të marrë edhe 40 ilaçe në ditë.

Ndonëse i ka dalë nga vendi shpatulla, gjuri, legeni e këmba, duke folur për të përditshmen “DailyMail”, ajo rrëfen se shumë e kanë të vështirë ta kuptojnë “sëmundjen e saj të padukshme” dhe e akuzojnë se gënjen.

Gjendja e saj, e njohur si sindroma

Ehlers – Danos

, prek vetën 1 në 5 mijë njerëz në të gjithë botën.

Gruaja rrëfen se ka fjetur gati një vit në dyshemenë e dhomës së ndenjes, pas disa operacioneve për të çuar në vend pjesët e trupit. Ajo shprehet se po “shpërbëhet dalëngadalë”.

Gjatë adoleshencës asaj i kishte ndodhur shumë shpesh që të nxirrte nga vendi pjesë të trupit, por mjekët nuk arritën të gjenin diagnozën e saktë për më shumë se 30 vjet.

E gjithë kjo gjendje bën që 40 – vjeçarja të ketë një migrenë të tmerrshme e dhimbje trupi.

*

Sindroma Ehlers – Danos është emri për një grup sëmundjesh të trashëgueshme që prekin indet lidhëse. Disa lloje shkaktohen për shkak të disa geneve problematike që dobësojnë indet.

/tvklan.al