Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka paralajmëruar se qeveria e Serbisë do të ndërtojë një lagje me 300 shtëpi moderne për të kthyerit në veri të Kosovës.

Është planifikikuar që kjo lagje të ndërtohet në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit për 1200 deri në 1500 persona, raporton Klan Kosova.

“Ky projekt do të përfundojë brenda dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, plani dhe qëllimi ynë është që, pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, ky vendbanim të jetë projekti i parë serioz për të kthyerit në Kosovë,

ka thënë Gjuriç në një forum me personat e zhvendosur nga Kosova.

Ai duke folur për rëndësinë e këtij projekti ka shtuar se

“Qeveria e Serbisë nuk heq dorë nga Kosova”/

tvklan.al