Koncert surprizë për mbi 40 mijë fansa për albumin e ri

Këngëtarja kolumbiane Shakira “paralizoi” Times Square në Nju Jork ku ftoi me mijëra fansa, kryesisht të rinj nga vende të ndryshme, në një koncert falas për të prezantuar albumin e saj të ri “femrat nuk qajnë më”, të cilin e ka publikuar kohët e fundit.

Kur kishin mbetur 38 sekonda, në nisje të koncertit u dëgjua refreni “Shakira, Shakira” dhe publiku filloi të bërtiste. Menjëherë, një imazh i një ujku në ekran u bë fytyra e artistes, e cila zbriti në skenë e veshur me të zeza, teksa kishte vendosur një gjerdan me kristale transparente dhe flokë të lëshuar.

Hiti i saj ‘Las Hips Don’t Lie’ ishte i pari i koncertit të shkurtër prej rreth 30 minutash në të cilin artistja kërceu, me një performancë fantastike në skenë si gjithmonë, teksa shoqërohej nga një grup kërcimtarësh.

“Femrat nuk qajnë më” është albumi i parë në shtatë vjet nga artistja, e cila i kishte kushtuar më shumë kohë jetës së saj familjare me dy fëmijët e saj dhe ish-partnerin e saj, ish-futbollistin Gerard Piqué.

Klan News