1808592_me_RELEASE_ALS_Një grua amerikane, sot 74 vjeçe ka qëndruar në burg për 32 vjet për një krim që nuk e kishte kryer kurrë. Më në fund ajo ka fituar lirinë, falë një grupi studentësh të drejtësisë.

Mary Virginia Jones u dënua në vitin 1981 për vrasje, rrëmbin personi dhe vjedhje. Megjithatë, gjykatësi William Ryan i Gjykatës së Lartë në Los Angeles ka anulluar dënimin e saj dhe ka urdhëruar lirimin e gruas.

47-vjeçarja ishte konsideruar si bashkëpunëtore në vrasjen e një spaçatori, vrasje e kryer nga partneri i saj në atë kohë, Mose Willis.

Por sipas studentëve të drejtësisë në Universitetin e Southern California, që mbrojtën gruan në gjykatë, Willis e kishte kërcënuar gruan me pistoletë në kokë duke e detyruar që ta fuste viktimën në një makinë, ku dhe më pas e kishte ekzekutuar.

“Është e pabesueshme, por  am pritur gjithë jetën për këtë ditë,” deklaroi Mary Virginia Jones pasi mori verdiktin e gjykatës.

E.Kalaja