Sheqerpare_me_bajame

Përbërësit:

Miell 3 gota uji

Gjalpë 1 gotë

Vezë 1 kokërr ose dy të verdha

Sodë një majë luge kafeje

Pak vanilje

Sheqer një gotë ujë

Për shërbetin:

2 gota sheqer

Një gotë e gjysmë ujë

Përgatitja:

Brumi i shkrifët përgatitet njëlloj si për biskota dmth rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë – pjesë, duke i rrahur vazhdimisht dhe në fund hidhet mielli i situr dhe i përzier me sodë.

Zihet brumi i cili pritet në forma ose në mungesë të tyre bëhet me dorë dhe vihen ose shtrohen në tavë me pak yndyrë.

Lihen të piqen 20 – 25 minuta dhe më pas hiqen nga furra. Pasi të ftohet pak i hidhet shërbeti i ftohur dhe pak i aromatozuar me vanilje.

Duhet patur kujdës që shërbeti të mos hidhet i nxehtë, pasi bën që sheqerparet të qullosen.

tvklan.al